Loading...

“Skeçi” me tritolin në oborrin e Xhisielës, si skenari i bombës në oborrin e Ambasadës Sovjetike

U mendua sikur historia “Xhisiela” u mbyll me njoftimin e fundit nga “FB-Fuga”, se ajo kishte shkuar, për seancë trajtimi, tek spitali qeveritar-opozitar “Allajbeu”, për shkak të anemisë nga rënia në peshë, humbja e oreksit dhe marazi, për arrestimin e padrejtë të Rexhepit.

Por nuk mbaroi me kaq, mbasi siç kuptohet nga qëndrimet e kryesocialistit kryeministër, Xhisiela nevojitet të jetë akoma në “skenë”, për të përligjur shashkat, që PD e PS vazhdojnë të hedhin nga “frëngjitë” e tyre, në oborrin e njëra-tjetrës, për të mbajtur ndezur “lojën luftash”.

Në funksion të këtij qëllimi, dje para mesnate, në oborrin e shtëpisë së Xhisielës,  është hedhur një kallëp tritoli, që nuk ka ndezur as barin e oborrit, por ka rindezur luftën PD-PS, ku “çuditërisht” u përfshi dhe Xhisiela.

Pasi zbardhi dita, kryeministri para dhe Xhisiela pas 1 ore, njeri nga mbledhja  e partisë, ndërsa tjetra nga gardhi i shtëpisë së Rrahmanit, dolën e zbardhën autorët dhe qëllimin e hedhjes së tritolit, në oborrin e saj, duke thënë se e ishte vepër kriminale e Berishës dhe Bashës.

Por, me një defekt në skenar, mbasi Rama, duke pasur sikletin e mos justifikimit të plotë të skandalit “Balla-Rraja”, nisi mbledhjen e grupit parlamentar me tritolin e Xhisielës.

Ndërsa Xhisiela, pas “tmerrit” të dinamitit, doli e stiluar si “Top modele” për në ballo dhe dukej, sikur i kishte njoftuar mediat e kishte dalë enkas me makinë luksi nëpër fshat, për t’u intervistuar, aq sa bëri përshtypje fakti, që ende pa e pyetur gazetarët, ajo tha: “Tritolin e ka hedhur PD, të mos guxojnë të vazhdojnë, se kam mbrojtjen e fisit Rraja”.

“Skeçi” me tritolin e hedhur në oborrin e shtëpisë së Xhisielës, duket tipik, si skenari i bombës në oborrin e Ambasadës Sovjetike në Tiranë, hedhur qëllimisht nga pushteti komunist, më 19 shkurt 1951, për të shpikur e likujduar “grupin armiqësor” të radhës, me synim, forcimin e sundimit të klikës, që më pas u quajt: “Blloku i udhëheqjes”.

Megjithëse kanë kaluar 67 vjet distancë nga dy episodet, lloji, stili i veprimeve dhe deklarimet, janë pothuajse të njëjta, ndaj dhe po i krahasojmë:

Enver Hoxha, 20 shkurt 1951, ora 10.00, në mbledhjen e Byrosë Politike të PPSH: “Bombën në Legatën Sovjetike, na e kanë hedhur qëllimisht, kundërshtarët dhe armiqtë e pushtetit popullor, sepse ata janë të tmerruar nga sukseset tona dhe të interesuar, për të na sabotuar fitoret, për të krijuar turbullira e ngjallur pakënaqësi në popull. Prandaj Mehmet, ata të zbulohen, të arrestohen dhe të marrin dënimin e merituar, të drejtësisë. Pushtetin që  buron nga vota e popullit, nuk do ta lëmë, të na e marrin përsëri klasat e përmbysura”.

Edi Rama , data 8 tetor, ora 10.00, në mbeldhjen e Grupit Parlamentar të PSSH: – “Mbrëmë natën, Xhisielës i është hedhur lëndë plasëse në shtëpi. Kush e hodhi? Ne jo se nuk do dëmtojnë punët tona. E kanë hedhur, vetëm ata, që kanë interes, për ta bërë këtë lojë, por ju siguroj se do ta dalë e vërteta. Drejtësia të zbulojë dhe ndëshkojë autorët. Luli, ka kërkuar të marrë pushtetin në tavolinë, por po deshi ta marrë, unë nuk mund t’i dorëzoj pushtetin, që na i ka dhënë vota e popullit”./Pamfleti

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com