Sot në ditën e përcjelljes për në banesën e fundit të Poetit Kombëtar Fatos Arapi, shkolla Tregtare e Vlorës ku ai studioi në rininë e tij të hershme, organizoi një përmemorie të veçantë.
Një minutë heshtje, në sallë dy qirinj të ndezur pranë portretit të tij, një buqetë me lule dhe fjala “LAMTUMIR” mbi Flamurin Kuq e Zi. Nxënësit e kësaj shkolle recituan vargje nga poezitë e Fatos Arapit, ndërkohë që poetët dhe shkrimtarët Albert Habazaj, Kozma Billa dhe Çlirim Hoxha folën për figurën dhe krijimtarinë e Fatos Arapit.
Ka përshëndetur këtë takim Kryetarja e Këshillit të Bashkisë Vlorë zonja Vojsava Shkurtaj. Në fund Drejtoresha e Shkollës Tregtare falënderoi të pranishmit.