Loading...

Shkëmbimet kulturore, Biblioteka e Fierit prezantohet në Kinë

Biblioteka “Dritëro Agolli” e Fierit u bë pjesë e “Forumit të 1-rë të Kuratorëve të Unionit të Bibliotekave Kinë-Evropa Qendrore Lindore”, të mbajtur në Hangzhou të Kinës.

16 shtete nga Europa Qendrore Lindore dhe Kina nënshkruan një marrëveshje për të qenë pjesë e unionit ndërkombëtar që synon shkëmbimin ndërkulturor dhe përvojën në fushën e bibliotekave.

Secili shtet prezantoi bibliotekën e tij dhe objektivat për të ardhmen, për të ndërtuar së bashku një platformë për shkëmbimin dhe ndarjen e informacionit bibliotekar, për të rritur partneritetin dhe bashkëpunimin mes tyre./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com