Të paktën katër persona u vranë sot gjatë një shkëmbimi zjarri pranë një sinagoge në Pitsburg, në Pensilvani, njoftojnë mediet amerikane.
Televizioni degëzim i kanalit CBS flet për shtatë të vdekur, mes të cilëve dy policë, ndërsa “Fox News Pittsburgh” flet për katër të vrarë pranë sinagogës “Pema e Jetës” (Tree of Life) ku ishin mbledhur besimtarë për një lutje.
“Ka një vrasës në zonën e Ulkins dhe Shadaj. Evitoni këtë lagje”, shkruajnë në “Twitter” shërbimet e sigurisë publike të qytetit. /atsh