Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mesditë në Tiranë. Nga raportinet e para mësohet se bëhëhet fjalë për një të plagosur.
Ngjarja ndodhi pranë një karburanti në zonën e Selitës. Burime nga policia raportojnë për një person të plagosur, i cili dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.
I lënduari, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është transportuar drejt Spitalit të Traumës, ku dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje mësohet se janë dy persona, të cilët janë shpallur në kërkim. Nuk dihen ende motivet e kësaj plagosjeje. Në vendin e ngjarjes ndodhen autoritetet policore, që po punojnë për zbardhjen e saj.