Tre persona, një shqiptar një gjerman dhe një grua marokene janë vënë në pranga në Spanjë, për trafik droge.
Shqiptari i ndaluar është 29 vjeç, raportojnë mediat lokale, shkruan Shkodranews.
Gjatë operacionit janë gjetur të kultivuara 3.5000 bimë marijuhanë në 4 banesa dhe 23 kg kanabis i thatë. Vlerësohet se nëse gjithë kjo drogë do të shitej me doza të vogla, do të gjeneroheshin më shumë se 1 milionë euro, shkruan Shkodranews.
Roli i 29-vjeçarit shqiptar raportohet se ka qenë i ‘nxënësit’. Pra ai po mësonte rreth kultivimit të bimëve narkotike dhe më pas do merrte nën përgjegjësi kultivimin e drogës në ambiente te mbyllura. /Shkodranews/