Një rrëfim i një vajze me ngjyrë ka bërë xhiron e mediave në Itali dhe jo vetëm. Bëhet fjalë për vajzën me origjinë nga Thaiti Judith Romanel, e cila ka pasur një video në Facebook, ku tregon një histori jo fort të këndshme.
E reja, e cila jeton me familjen në Venecia të Italisë, shpjegon se ka kërkuar punë si kameriere, por pronari i ka thënë se nuk punëson vajza me ngjyrë, shkruan Shkodranews.
“Më tha: Më fal, nuk është dashakeqësi por nuk dua persona me ngjyrë në restorantin tim sepse kjo mund t’jua shpifë klientëve”, tregon vajza në video, se i ka thënë pronari.
E indinjuar nga racizmi i biznesmenit ajo shprehet: Unë jam italiane.
Pasi lajmi ka qarkulluar në media, ka reaguar edhe kryebashkiaku i qytetit. I kërkoj falje vajzës në emër të qytetit, ka shkruar ai në Twitter, raporton Shkodranews.
VIDEO-KLIKO KETU