Rastet e pacientëve që paraqiten me probleme të veshkave në vendin tonë, si duket, janë gjithnjë e në rritje. Shtimi i rasteve me sëmundjet e veshkave janë një kambanë alarmi për sistemin tonë shëndetësor.
Sipas mjekëve nefrologë, 10,6% e shqiptarëve janë të prekur nga dëmtime të veshkave, deri në mosfunksionim të tyre.
Myftar Barbullushi, shef i shërbimit të nefrologjisë shprehet për TCH:
“Kur themi probleme të veshkës e kemi fjalën jo për infeksione apo probleme të tilla, por dëmtime serioze deri mosfunksionim i veshkës. 1380 pacientë bëjnë hemodializë, 50 janë transplantuar”.
Mjeku Barbullushi sqaron se shkaku i sëmundjeve të veshkave lidhet me një sërë faktorësh: si rritja e rasteve me diabet, hipertensioni dhe kequshqyerja.
Alarmi i ngritur nga mjekët nefrologë ka mbledhur në një konferencë, profesorë të njohur të nefrologjisë nga Greqia dhe Italia, për të gjetur një zgjidhje si ky problem mund të parandalohet që nga mjeku i familjes.
Kurimi i kësaj sëmundjeje ka kosto të lartë. Një person që bën dializë ka një kosto deri në 20 000 euro në vit.
Në kuar të kësaj nisme, në nëntor pritet që të nisë një kurs për mjekët e familjes me qëllim që të mësojnë se si t’i kapin në kohë sëmundjet e veshkave