Loading...

Rama pakt me Berishën e Metën, realizon “planin” e goditjes ndaj krimit si kusht i SHBA e BE, me “peshqit e vegjël”. Filloi me ata të PS, “peshkaqenët” të lirë

Arrestimi i dy ish deputetëve të PS, Arben Çuko dhe Arben Ndoka një natë më parë u cilësua si një goditje e fortë ndaj “peshqve të mëdhenj” të korrupsionit në Shqipëri.

Për “kutin” shqiptar këto arrestime mund të cilësohen të një niveli të lartë, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për faktin se në Shqipëri, që nga arrestimi i ish kryeministrit Fatos Nano, tek- tuk ndonjë deputet si Doshi e Frroku e që tashmë janë jashtë tashmë jashtë burgut, arrestimet e këtij niveli kishin “humbur”.

Por parë në këndvështrimin e kërkesave dhe pritshmërive të partnerëve tanë ndërkombëtarë SHBA dhe BE që kanë financuar deri në detaje luftën kundër krimit, trafiqeve dhe abuzimit me pushtetin, ështe tmerrësisht pak.

Si kusht për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian partnerët tanë kanë vënë goditjen dhe dërgimin në burg të “peshqve të mëdhenj”, pa neglizhuar të gjitha nivelet e përfshirjes së zyrtarëve dhe të politikës në aleancë me krimin.

SHBA dhe BE, teksa kanë në “dritën e diellit” të gjitha dosjet e rënda për zyrtarët më të lartë, duke filluar nga ish kryeministra dhe kryeministra, ish ministra dhe ministra aktualë, janë tepër të shqetësuar që në “rrjetën” e organeve ligjzbatuese deri tani kanë rënë vetëm “peshqit e vegjël”.

Për “kutin” e partnerëve ndërkombëtarë, arrestimi i ish deputetit dhe ish kreut të Burgjeve Çuko,  ish deputetit Ndoka apo dhe vellait të Drejtorit të Përgjthshëm të Shërbimeve Rrugore në ministrinë e Energjitikës dhe Infrastrukturës Arben Isaraj, janë goditje ndaj “cironkave”.

Dhe zhgënjimi i SHBA e BE është akoma më i madh, teksa kanë nuhatur se ka një pakt mes Ramës, Berishës dhe Metës për të evituar goditjen ndaj “peshqve të mëdhenj” të krimit, trafiqeve dhe të abuzimit me pushtetin.

Nuk është thjeshtë një pakt i Ramës me Berishën dhe Metën për të shpëtuar ministrat dhe ish ministrat miq të tyre, duke filluar nga Ilir Beqaj, Arben Ahmetaj dhe vijuar me ish ministrat Lulzim Basha, Genc Ruli, Edmond Haxhinasto, Sokol Dervishaj apo zyrtarë të tjerë të lartë.

Eshtë një kompromis mes Ramës, Berishës dhe Metës për të shpëtuar veten e tyre si “kryepeshqit e mëdhenj” të krimit, trafiqeve dhe korrupsionit në Shqipëri.

Ndaj pakti mes tyre rezulton në goditjen ndaj këtyre “peshqve të vegjël”, ku radha ka filluar me dy ish deputetët e PS dhe do të vijojë ndoshta me të tjerë të këtij niveli, nga radhët e PD dhe LSI.

Në këtë mënyrë bëhet sikur realizohet “plani” i goditjes ndaj krimit si kusht i vënë nga SHBA e BE për integrimin në Europë, por dhe shpëtohen “peshkaqenët e mëdhenj” që janë vetë Rama, Berisha, Meta, Monika e Basha. Një skenar që ka zemëruar shumë partnerët tanë ndërkombëtarë./Pamfleti

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com