Loading...

Qeveria vendos për rritjen e pagave, ja të gjitha kategoritë që do të përfitojnë…

Qeveria ka vendosur të rrisë pagat për disa kategori, përfshirë shëndetësinë, arsimit, policët e burgjeve etj. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Financave, Arben Ahmetaj. Ne nje konference per mediat, Ahmetaja theksoi se draft buxheti i akorduar nga qeveria do te kaloje pasdite ne Kuvend, per te kaluar ne komisionet perkatese me gjithe detajimet e nevojshme.

“Për të katërtin vit radhazi qeveria Rama nuk prodhon borxh të ri, por krijon suficit për borxhet e trashëguara në vite. Jemi duke ulur borxhin publik dhe do kemi investime 5% të PBB. Investime në nivele të konsiderueshme, 900 milionë dollarë investime publike”- tha ministri.

“Dua të theksoj se buxheti i vitit 2019 financon plotësisht reformën në drejtësi, rritjen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët dhe financimin e vettigut dhe organeve të reja të drejtësisë. Kjo shkon më shumë se 2.2 miliard”, tha ai.

Ai theksoi se ne Shendetesi perfitojne: 4650 mjekë dhe 13765 infermierë, 18 415 punonjës me një fond mbi 1 miliardë lekë Arsim: 35 783 staf mësimor, 1.5 mliliarde lekë Burgje/ 3560 policë të burgjeve, 200 milione lekë në vit Rritje të ndjeshme të pagave të diplomatëve shqiptarë me rritje mbi 20%, 7% rritje pagash të mësuesve

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com