Ekspertët e mjekësisë ligjore kanë publikuar rezultatet për ngjarjen e ndodhur në Bllok pak ditë më parë. Në këtë ngjarje humbi jetën Fabian Gaxha, si dhe u plagosën dy të tjerë.
Pas këqyrjes që i është kufomës së shtetasit Fabian Gaxha, ku ka rezultuar se në trupin e tij u konstatuan 4 plagë tejshpuese, në vendet pranë sisës së djathtë, tjetra në linjën aksiale të majtë, pikërisht në ligamentin e majtë, në brinjën 12, tjetra në parakrahun e majtë në pjesën e brendshme të tij, në distancë 1 cm nga artikulacioni i poshtëm, vihet re një plagë 1X1 cm, si edhe një plagë në pjesën e kokës.
Nga këqyrja e kufomës u nxorën dy predha dhe një këmishë. Gjithashtu u bë sekuestrimi i një tamponi steril me mostër ADN-je, dy lastra të faktorëve plotësues të qitjes, çka tregon se viktima kishte kryer qitje. Gjithashtu u bë sekuestrimi i një triko me ngjyrë të zezë me kapuç, me mbishkrimin “Rebook” dhe një bluzë me mëngë të shkurtra, ngjyrë e zezë.