Vlorë Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Twin” Posedonte lëndë narkotike në banesë, kapet në flagrancë poseduesi: Fatmir Binjakaj, banues në fshatin Treblovë, Vlorë.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve pranë DVP Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur realizimin e këtij operacioni ku u arrit kapja në flagrancë në banesën e tij e shtetasit Fatmir Binjakaj.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, shërbimet kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 15 kilogramë e 500 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Pena