Sarandë, Tenton të trafikojë një shtetase të mitur, kapet në flagrancë nga policia. Arrestohet në flagrancë shtetasi: Xhoni Qëndraj, 22 vjeç, banues në lagjen “Partizani” Vlorë.
Policia e Sarandës ka bërë arrestimin e tij mbi bazën e kallëzimit të bërë nga shtetësia F.A, 17 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila ka deklaruar se shtetasi Xhoni Qëndraj e kishte marrë atë nga Vlora me qëllim për ta trafikuar në shtetin Grek.
Në momentin e konstatimit dhe kapjes së këtij shtetasi në Pikën e Kalimit Kufitar Sarandë, Xhoni Qëndraj ka bërë rezistencë duke mos iu bindur shërbimeve të policisë me qëllim që të kalonte kufirin bashkë me shtetasen e mitur të cilën e kishte marrë me vete