Loading...

Policët hyjnë të kontrollojnë shtëpinë, mbeten gojëhapur në derën e shqiptarit

Policia britanike shkoi për kontroll të rastësishëm në shtëpinë e një shqiptari në Kenton, por kanë mbetur gojë hapur kur kanë zbuluar një fabrikë kanabisi, pasi të 5 dhomat shfrytëzoheshin për prodhimin dhe përpunimin e kanabisit.

Policët shpejt e kuptuan se kishte diçka të dyshimtë në atë adresë në rrugën Charlton dhe zbuluan aty 400 bimë kanabisi gati për t’u korrur, në dhoma të pajisura me sistemeve të avancuara ndriçimi dhe ajrimi.

Policia arrestoi një shqiptar 27 vjeçar që dyshohet se është pjesë e një bande kriminale të organizuar me akuzën e kultivimit të kanabisit, vjedhjes së energjisë elektrike dhe hyrjes së paligjshme në Britaninë e Madhe.

Një zëdhënës i Policisë Metropolitane tha: “Oficerët ishin duke patrulluar në zonën e Kenton dhe kontrolluan një adresë në Charlton Road, Kenton, Harrow, në lidhje me një incident që nuk kishte lidhje. Por në atë adresë ishte mëse e qartë për oficerët që kishte shumë rrethana të dyshimta.”

“Shtëpia ishte kthyer në një fabrikë të sofistikuar kanbisi dhe përbëhej nga 5 dhoma të mbjella me kanabis. Mbi to ishin instaluar sisteme moderne ndriçimi dhe ajrimi. Kjo ngarkesë duhej të vlentë një shumë të madhe parash për një bandë kriminale të organizuar.”

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com