Moti i keq që ka pushtuar Italisë ditët e fundit ka sjellë probleme të mëdha. Sot, mediat italiane raportuan se është shembur një urë, fatmirësisht pa viktima.
Bëhet fjalë për urën më Rio Santa Lucia, në autostradën 195 me pikënisje nga Cagliari e që lidh komunat Capoterra e Pula dhe mbaron në San Giovanni Suergiu, shkruan Shkodranews.
Reshjet e shumta kanë sjellë fryrjen e lumit që ka shkatërruar urën, shkruan Shkodranews.
Në Cagliari, shkollat dhe institucionet shtetërore janë urdhëruar të qëndrojnë mbyllur deri më datë 11. Ngjarja vjen disa muaj shembjes së urës Morandi në Genova, ngjarje nga e cila dhjetëra persona humbën jetën, mes tyre edhe dy shqiptarë. /Shkodranews/