Loading...

Parku Arkeologjik i Amantias, mirëpret olimpiadën e lojrave dhe sporteve popullore

Në Parkun Arkeologjik të Amantias, u zhvillua olimpiada e lojrave dhe sporteve popullore “Amantiada – 2018″.

Ky aktivitet u organizua nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare – Vlorë, në bashkëpunim me DAR Vlorë dhe Bashkinë Selenicë.

Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 300 nxënës të shkollave ” Muço Delo”, ” Jani Minga” edhe “Elite”, Klubi Shumësportesh i Bashkisë Vlorë si dhe shkollat 9 vjeçare e të mesme nga Bashkia Selenicë.

Nxënësit zhvilluan gara dhe lojra të ndryshme si: tërheqje litari, vrapim me thasë, vrapim me lugë dhe vezë, gara vrapi, boks, futboll, volejboll etj. Me këtë rast u mbajt dhe një koncert me këngë dhe valle tradicionale nga nxënësit pjesëmarrës.

Amantia u themelua në fund të shekullit V para Krishtit. Ajo ndodhet në një kodër dhe është e fortifikuar me mure.

Në shekullin e III-të para Krishtit qyteti u forcua ekonomikisht dhe nxori monedhat e tij të para.

Në vitin 268 para Krishtit, qyteti preu monedhën e vet. Ka ende gjurmë të tempullit të Afërditës, teatrit dhe stadiumit./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com