Në mjediset e Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH) u zhvillua sot një takim ku në qendër ka qenë investimi i rëndësishëm që pritet të marrë jetë në Orikum, në drejtim të rrjetit të kanalizimeve, Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura, si dhe ujësjellësit.
Të pranishëm ishin drejtori i Ujësjellës Kanalizime Vlorë, Dorian Xhelili, specialistë të Ndërmarrjes, përfaqësues të Bankës Gjermane për Zhvillim (KFW), si dhe të Fondit Shqipar të Zhvillimit (FSHZH).
Në fokus të diskutimeve ka qenë shërbimi i konsulencës për përgatitjen e fizibilitetit për rikonstruksionin dhe vënien në punë të Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura, rrjetin e kanalizimeve por edhe rrjetin e furnizimit me ujë.
Gjatë takimit u diskutua situata aktuale dhe pikat e nxehta ku duhet të ndërhyhet duke pasur në vëmendje edhe Orikumin si zonë me impakt turistik.