Dy shqiptarë akuzohen se janë përfshirë në një fabrikë kanabisi që prodhonte drogë me vlerë që mund të shkonte deri në 750.000 Paund.
Adeljan Oshafi, 31 vjeç, u paraqit në gjykatën britanike në Cheltenham ku edhe e pranoi se ishte fajtor për prodhim kanabisi në një banesë që ishte kthyer në një fermë mes rrugës Hale Lane dhe Northgate Street. Sëbashku me Oshafin akuzohet edhe një tjetër shqiptar. Ai është Neim Bakia, 23 vjeç. Ai nuk shfaqi pendesë në seancën gjyqësore.
Policia e zbuloi fabrikën të premten. Ata gjetën dy kate me qindra rrënjë kanabisi, drita ngrohëse dhe pajisje të tjera. Sipas asaj që shkruajnë mediat britanike, në skenën e ngjarjes kishte aq shumë materiale saqë oficerëve iu desh një pjesë të mirë e të shtunës që t’i sekuestronin të gjitha.
Prokurori Jeremy Oliver tha se në fabrikë gjendeshin 963 bimë. Vlera e tyre mund të shkonte