Loading...

Në nëntor do të ndalohen celularët në shkolla

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk do të lejohen më celularët në shkolla. Këtë deklaratë Edi Rama e bëri gjatë një takimi me gratë dhe vajzat në qytetin e Lushnjes.

Kreu i qeverisë tha se “i kemi hapur një luftë celularëve në shkolla, pas tetorit celularët e nxënësve do të sekuestrohen dhe nuk do të kthehen më mbrapsht. Kush vjen me celular në shkollë dhe kapet, e humbet celularin. Nuk jemi vetëm ne, këtë nismë e aplikon edhe  Franca nga ky vit. Jo vetëm nxënësve por edhe mësuesve, deri sa të mbarojë procesi mësimor.

Kryeministri tha se “do të ndalohet që nxënësit të shkojnë në lokale gjatë orëve të mësimit  dhe të konsumojnë alkool deri në moshën 18 vjeç.

“Do të ndalojmë tregtimin e alkoolit për të gjithë fëmijët deri në moshën 18 vjeç në të gjitha lokalet. Do të ndalohen që nxënësit të shkojnë në lokale gjatë orarit të mësimit. Do të marrim masa të forta për lokalet të cilat nuk do ta respektojnë këtë vendim, herën e parë do të mbyllen për disa muaj, më pas do të mbyllen përgjithmonë, nxënësit gjatë orarit të shkollës, mund të shkojnë në lokal vetëm të shoqëruar nga të rritur ose mësues. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com