Loading...

Ndodhet pas hekurave, djali i deputetit bën lëvizjen e papritur

Rrexhep Rraja kërkon lirinë.

Dosja “Xhisiela” nga Kruja rikthehet sërish në Tiranë këtë herë në gjykatën e Apelit. Me kërkesë të Rexhep Rrajës djalit të deputetit socialist, apeli ka regjistruar kërkesën për lirimin e tij nga burgu.

Rexhep Rraja u prangos më 30 shtator 2018 me akuzën e përndjekjes së ish-të dashurës së tij Xhisiela Maloku, ndërsa pas dy javësh ai kërkon lirinë.

Gjyqtarja Shpresa Becaj do të shqyrtojë kërkesën e Rrajës për liri dorëzuar që më 8 tetor, ndërsa hetimet për këtë dosjen janë ende të hapura nga prokurorja Mirela Kapo.

Por nga ana tjetër është Xhisiela Maloku e cila shprehet se ajo me Rexhepin ka pasur vetëm marrëdhënie xhelozie dhe ai se ka keqtrajtuar dhe gjithçka e thënë nga ajo në media ishte sajesë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com