Loading...

Ndihem mirë këtu në tokën time – Nga Ylli Mece

Nga Ylli Mece

NDIHEM MË MIRË KËTU – NË TOKËN TIME !
—–
Unë ngela bujk i lidhur fort,mbas tokës time i tillë dhe jam,
Ashtu sikurse lidh fort e mpreh dy qetë e mi në parmëndë .
Si poetët s’ shkruaj dot ,mbase dhe shpirt të tillë nuk kam
Një gjë e di mirë,në tokën time, jam ndjerë njeri i rëndë !
—–
Më ndodh kur plugoj, ulem në ugar dhe e dredh një cigare
Nga tymi i saj, shtëllunga e duhanit rrugën e vet nis përpjetë
Si dreqin këta muzikantët për mua, nuk bënë dot një valle ?!!…
Për nder !I marrosur do çohesha e plisin do ngrija ,gjer te retë !
—-
Rastis, që nën hijen e një shelgu, shtrihem gjatë e gjërë
Lidh fort krahët në tokë e sipër tyre, vendos kokën time
Me kapelen nën sy, shaj këtë botë të pistë e të pëgërë
Të kisha një” hu”,do ta godisja për vdekje copë e thërrime!
—-
Kohët moderne, këtu në fshat, na i morën gjithë djemtë
Kush e merr vesh, se ku pudrosin rrudhat e rruspisë Evropë?!..
Trishtueshëm më shohin në sy e kushedi, ç’mendojnë dhe qetë
Ata s’dinë politikë,vec qëllojnë mizat me bisht lartë e poshtë !
—-
Na erdhi një ditë deputeti dhe shastisur nga fjala e tij , ngela
Kur më pa me shajake e qylaf, më qeshi keq e përdori ironinë
Nuk e kuptonte se ne të lidhurit me tokën, e opingat me tela
Me dyfek në krah e me parmëndën e arës kemi shkruar historinë
—-
Kohë moderne ! Në ardhshi kështu,….. po ju them :” Qofshi mallkuar”!
Njëmijë herë më modern se ju jam unë këtu,në tokën time të bekuar !

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com