Nga Bledi Lumani
Xhisiela Malaku vazhdon të jetë “strumbullari” që vë në lëvizje debatin në Shqipëri.
Historia e saj tronditëse është kthyer si një telenovelë me seri. Por nga viktima e ditëve të para, Xhisiela tani është kthyer në një ku***.
Një ditë më parë, persona ende të paidentifikuar kanë vendosur një sasi ekskplozivi në oborrin e shtëpisë së gjyshit të saj.
Dhe Xhisiela, ndoshta e bindur, ndoshta e mësuar, tha se ndjehet e kërcënuar nga opozita dhe se eksplozivi mund të jetë vendosur nga njerëz të frymëzuar nga ajo.
Kaq u desh, dhe në media nisi një histeri ndaj saj.
Lajmi nuk ishte më eksplozivi që mund t’iu merrte jetën të afërmve dhe vetë Xhisielës, por makina e saj dhe një palë syze, që sipas mediave tona “investigative”, ishin origjinale dhe kushtonin shumë.
Dhe ngrihej pyetja se kush ia kishte blerë. Sepse në Shqipëri, një femër nuk mund të ketë makinë, syze origjinale apo rroba të mira, nëse nuk është ku***.
Të paktën këtë na lanë të nënkuptonim një ditë më parë, në rastin e Xhisielës.
Për to nuk kishte më rëndësi se kush e vendosi eksplozivin, çfarë po bëhet me rastin e saj, por lajm ishte makina dhe syzet origjinale, të cilat një “jetime” dhe “vajzë fshati” nuk mund t’i sigurojë dot në mënyrë të ndershme.
Dhe nuk kishte nevojë për përgjigjie, se përgjigjien e kishin dhënë vetë që në titullin e shkrimit. Është e vërtetë që në rastin e Xhisielës, ka shumë gjëra që logjika nuk mund t’i pranojë.
Është po aq e vërtetë po ashtu, se një vajzë 20 e kusur vjeç dhe pa punë, e ka të vështirë që të ketë makinë e rroba të mira.
Por në rastin e Xhisielës, kemi të bëjmë me një viktimë të marrë peng, dhe viktimës nuk mund t’i bësh gjyqin, e aq më pak t’i bësh moral.
Se nëse i futemi këtij muhabeti, k*rva janë edhe mediat, pronarët e të cilave “makinat” dhe “syzet” i kanë në seri duke iu k*rvëruar politikës.
K*rvë është edhe politika, që nuk ka lënë trafikant droge pa përdorur dhe krijuar lidhje, për të siguruar “makina” dhe “syze” në seri.
K*rvë është edhe ajo pjesë e shoqërisë, që për një vend pune, voton këta k*rva, apo që e shesin votën për një thes mielli, jo makinë e syze origjinale. Dhe kështu bëhet një zinxhir k*rvash!
K*rva që kanë vendosur t’i bëjnë gjyqin një vajze në hall, duke na thënë se ai nuk është shembulli që duhet të ndjekim. Shkurt muhabeti, moral k*rvash!