Loading...

Me atlete, bluzë të bardhë dhe syze, Xhisiela në Gjykatë për të mbështetur Rexhepin

E veshur me një bluzë të bardhë, me syze dhe tërësisht e qetë.

Kështu u shfaq para gazetarëve Xhisiela Maloku ditën e sotme në Gjykatën e Apelit Tiranë ku u dha masa e sigurisë për Rexhep Rrajën.

Ndërkohë që Maloku tha se do të vijojë t’i qëndrojë deklaratës së saj se Rexhep Rraja është i pafajshëm.

Xhisiela mbërriti me vonesë pak minuta pasi u mësua vendimi që Gjykata e Apelit kishte dhënë për Rexhep Rrajën për ta lënë atë në burg. Shkak sipas saj ishte trafiku i ngarkuar.

Po ashtu, ajo kërcënoi dhe median: “Më rrini larg. Një media që do merret me jetën time do ta çoj në prokurori.”

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com