Në Katania, Guardia di Finanza arrestoi një shqiptar që në banesën e tij në Tremestieri Etneo kishte 84 kilogramë marijuanë.
Kontrolli i apartamentit të 35-vjeçarit shqiptar M.R. solli zbulimin brenda dollapit në dhomën e gjumit të sasisë së konsiderueshme të marijuanës.
Në banesë ishin të gjitha mjetet e nevojshme për konfeksionimin e marijuanës.
Droga e sekuestruar ka një vlerë tregu rreth 600 mijë euro. Shqiptari tashmë është në gjendje arresti në burgun e Piazza Lanzas.