Loading...

Lajthit Top Channel, përgënjeshtrohet lajmi i pavërtetë për Universitetin e Shkodrës

Top Channel akuzohe se ka publikuar pak minuta më parë një lajm të pavërtetë, ku thuhet se, në Universitetin e Shkodrës është mbyllur programi i studimit të gjuhës Italiane. Lajmi është përgënjeshtruar nga vetë drejtuesit e fakultetit që sqarojnë të vërtetën.

REAGIMI

Te dashur miq te FGJH-se, sqarojme lidhur me nje lajm te rreme te transmetuar pak minuta me pare nga tv kombetar Top Channel, sipas te cilit mbyllet programi i studimit Gjuhe italiane ne Shkoder.
Eshte krejtesisht e papranueshme qe nje televizion kombetar transmeton te tilla lajme te pakonfirmuara nga burime zyrtare.

Programi Gjuhe italiane qe nga viti 1998 kur eshte aktivizuar per here te pare nuk ka patur asnjehere shkeputje, ashtu sikunder edhe kete vit, pra ne 2018 qe do te aktivizohet edhe pse ne kufijte minimal, per shkak te kriterit te mesatares, kete vit i rritur nga 6 ne 7 si per te gjitha programet e mesuesise.
Se dyti, sqarojme dashamiret tane se nje program studimi mbyllet pasi nuk aktivizohet per dy vite radhazi. kjo gje nuk mka ndodhur me programin e studimit Gjuhe Italiane.

PRA, MIRE SE TE VINI NE PROGRAMIN E STUDIMIT GJUHE ITALIANE, ku nder te tjera, Departamenti Romanistike ShkoderErasmus+ ne bashkepunim me Universitetin e Mesines, Itali, dhe Universitetin e Shkodres, ve ne jete per vitet akademike 2018-2020 mbi 5 bursa studimi 6 mujore per studentet bachelor dhe master, te cilet ndjekin programin e studimit Gjuhe italiane. Se shpejti, bursa Erasmus edhe me Universitetin e Bolonjes. Te zgjedhesh programin Gjuhe italiane do te thote t’i japesh vetes mundesine per kontakte konkrete nderkombetare per nje te ardhme me te sigurte.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com