Pas operacionit për zbulimin e një laboratori droge në Has, Policia e Shtetit ka reaguar duke i kërkuar mediat që të tregohet e matur me raportimet. Informacionet paraprake thonë se në pranga janë vënë shtetasit Xhavit Shuti, Mustaf Shuti, V.B, F.C., dhe A.Xh. Ndërkaq Policia e Shtetit i bën thirrje medias të jetë e matur pasi hetimet nuk kanë përfunduar ende.
“Për shkak se operacioni i Policise së Kukësit për goditjen e rrjetit të implikuar në ngritjen e një laboratori droge, nuk është përfunduar ende, dhe për të mbrojtur e mos cënuar sigurinë e efektivëve të Policisë të përfshirë në aksion, i kërkojmë medias të jetë e matur në raportime.
Siç kemi njoftuar më herët, në ditët në vijim, Policia, Prokuroria dhe agjencitë e tjera ligj zbatuese do të kenë një dalje të përbashkët për të bërë publike detaje nga operacioni”, bën me dije policia./korrieri