Loading...

Ju e keni bërë gjithmonë gabim, kjo është rutina e mëngjesit e njerëzve më të suksesshëm, nga Obama tek Steve Jobs

Nuk është e rastësishme që disa njerëz janë më të suksesshëm se të tjerët…

Hulumtime të ndryshme shkencore  tregojnë se disa njerëz punojnë më mirë nëse zgjohen herët në mëngjes, ndërsa disa të tjerë ia dalin të jenë më produktiv vetëm nëse punojnë natën deri vonë.

Qoftë nëse zgjoheni herët apo vonë, ju sigurisht keni ritualet tuaja të vogla. Disa njerëz kanë nevojë për kafe në mëngjes, ndërsa disa të tjerë preferojnë të shkojnë të bëjnë vrap apo fiskulturë mëngjesi para se të nisin aktivitetet e tjera, shkruan ShkodraNews.

Por, çfarë nëse nuk jeni duke i bërë mëngjeset siç duhet? Sleepypeople.com ka mbledhur informacione prej njerëzve më të suksesshëm në historinë e botës, për të zbuluar nëse ka ndonjë sekret për të arritur sukses duke u bazuar në gjërat që ata i kanë bërë sapo janë zgjuar.

Steve Jobs -Bashkë-themelues i Apple

Vlera neto: $11 miliardë deri pas vdekjes më 2011

Rutina e mëngjesit: Çdo mëngjes, Jobs do shihej në pasqyrë dhe do e pyeste veten, “Nëse sot do të ishte dita e fundit e jetës sime, a do të isha i lumtur me atë që do ta bëj sot?”. Nëse ai përgjigjej “jo” disa herë për disa ditë rresht, atëherë ai e dinte se diçka duhet të ndryshonte.

Mark Zuckerberg -Bashkë-themelues i Facebook

Vlera neto: $35.7 miliardë në vitin 2015

Rutina e mëngjesit: Zuckerberg njihet mjaft mirë për veshjen e njëjtë çdo ditë, pasi kishte thënë se kjo i jep atij mundësi për të marrë një vendim më pak. Ai e fillon ditën me pak gjumë, shpesh duke qëndruar deri në 6 të mëngjesit duke folur me programerët në internet.

Winston Churchill

Rutina e mëngjesit: Churchill zgjohej në ora 7:30 të mëngjesit, por qëndronte në shtrat deri në ora 11 duke ngrënë mëngjes, duke lexuar gazetën dhe duke u diktuar sekretarëve të tij.

Barack Obama

Vlera neto: $6.9 milionë në vitin 2015

Rutina e mëngjesit: Obama mban një rutinë strikte të stërvitjeve në mëngjes në ora 6:45, para se të hajë mëngjesin me familjen e tij dhe të ndihmojë bijat e tij për t’u bërë gati për shkollë.

Bill Gates

Vlera neto: $79.2 miliardë në vitin 2015

Rutina e mëngjesit: Gates është i njohur si një ‘avokat’ i shëndetit të mirë dhe kalon një orë duke vrapuar në pajisjen për vrapim dhe duke shikuar kurse nga ‘Teaching Company’ në ndërkohë. /ShkodraNews

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com