Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka dhënë dorëheqjen.
Lajmin per kete zhvillim kaq te papritur brenda kabinetit qeveritar, e ka dhene vete kryeministi Edi Rama, teksa ka bere nje postim ne rrjetet sociale.
“Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar.Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme. Traseja është e shtruar. Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse”, shkruan Rama në Twitter