A ka ndryshuar menuja e shqiptarëve?
Siç duket po. Në disa dokumente/menu të bëra publike nga Arkiva e Shtetit, duket se si ushqeheshin shqiptarët në vitin 1928 dhe krahasimi mund të bëhet me ditët e sotme.
Më poshtë shënimi i AQSH-f:
Çfarë hëngrët sot për drekë? Në shtëpi, apo në restorant?
Cila do qoftë të ketë qenë menuja e drekës për sot, ju bëftë mirë!
Ndërkohë, ju ftojmë të shohim, për informim dhe argëtim, tre menu të tre restoranteve të ndryshme të Tiranës (thjesht rastësi Tirana) në vitin 1928.
Arsyeja e mbijetesës së këtyre menuve krejt të zakonshme deri në ditët tona është se janë pjesë e lëndës së arkivuar nga drejtoria e kohës që kishte përgjegjësi të kontrollonte cilësinë dhe sasinë e ushqimeve në restorantet e ndryshme.
Menutë u përkasin Hotel-Restorant Adriatik, Hotel Restaurant Palace dhe Hotel Restaurant ‘Roma’, shkruar një në shqip dhe dy në italisht. Misioni ligjor i arkivit është të kujdeset për ruajtjen dhe shërbimin e dokumenteve, pa shprehur opinion mbi dokumentin.
Megjithatë, nuk i shmangemi misionit po të bëjmë pyetjen: Sa ka ndryshuar menuja e ushqimeve tona mes këtyre 80 viteve, në formë dhe përmbajtje?
Foto: AQSh