Elvana Gjata nuk e bëri kurrë publik emrin e të fejuarit të saj, nga frika se mos ndoshta një gjë e keqe mund t’i ndodhte. Por, paravësisht kësaj Ervin Mata u përfshi në një ngjarje të rëndë.
Këta janë personat e shpallur në kërkim për atentatin e ndodhur një natë më parë në Tiranë, në zonën e ish-Bllokut, mes tyre edhe i dashuri i Elvana Gjatës, Ervin Mata. Boldneës siguron fotot ekskluzive të dy autorëve të dyshuar të vrasjes së Fabiol Gaxhës dhe plagosjes së Ervis Martinajt dhe Eljon Hatos.
Për policinë, i dyshuari kryesor i krimit është truproja i këngëtares Elvana Gjata dhe njëkohësisht edhe pjesë e Forcave Komando ushtarake Marvjol Bilo. Nga kronologjia e ngjarjes mësohet se Marvjol Bilo, Fabian Allushi dhe Ervin Mata tashmë të shpallur në kërkim, u implikuan në ngjarjen e rëndë.