Mediat franceze zbulojnë të dhëna të tjera nga aksidenti që i mori jetën shqiptarit në Francë.
Një i ri shqiptar ka humbur jetën një ditë më parë në një aksident në një autostradë pranë Metz-it, në veri të Francës.
Mediat lokale shkruajnë se ai u godit nga dy automjete pranë një mbikalimi në autostradë.
Emri i viktimës nuk është bërë i ditur, por sipas autoriteteve ai ka qenë i regjistruar në listat e azilkërkuesve.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.
Dyshohet se i riu shqiptar mund të ketë rënë nga mbikalimi në autostradë dhe të jetë goditur nga automjetet që kalonin me shpejtësi.