Lufta mitike
Ngushtica e Termopileve u mbajt për 3 ditë nga vetëm 300 spartanë kundër një ushtrie të madhe persiane. 299 prej tyre u zhdukën.
E vërteta
Edhe pse ishin 300 spartanë prezentë në mbrojtje të Termopileve, ishin të paktën 4000 aleatë të përfshirë në dy ditët e para të luftës dhe 1500 trupa të tjerë të përfshirë në qëndresën e fundit.
Përsëri një numër shumë i vogël në krahasim me forcat përballë tyre.
Sfondi historik
Pasi ngriti një ushtri tepër të madhe ndoshta të përbërë nga 100 mijë luftëtarë Mbreti Persisë, Kserksi, pushtoi Greqinë në vitin 480 para erës sonë, në përpjekje për t’ia shtuar këtë shtet perandorisë së tij që në atë kohë shtrihej në tre kontinente.
Grekët iu përgjigjën me aleancën e tyre, duke u treguar persëve për fortifikimin e ngushticës së Termopileve, që ishte vetëm 40 milje larg.
Këtu forcat e vogla greke mund të bllokonin ushtrinë dhe flotën e persianëve dhe në njëjtën kohë shpresonin të mbronin dhe vetë Greqinë.
Spartanët, një popull brutal me kulturën më ushtarake në histori (një spartan mund të arrinte burrërinë vetëm nëse vriste një skllav), pranuan të mbronin Termopilet.
Megjithatë kjo marrëveshje u arrit në gjysmën e parë të vitit 480. Muajt kalonin dhe persianët vazhdonin avancimin e tyre, por pa nxitim. Gjatë kësaj kohe Kserksi kishte arritur malin Olimp në muajin gusht.
Kjo ishte një periudhë e keqe për spartanët. Ata kishin për detyrë të mbanin Olimpiadën dhe festivalin e Karneas.
Sikur ata të mos zhvillonin njërin nga këto dy evenimente ishte njësoj sikur të kishin ofenduar Zotat, diçka për të cilën spartanët kujdeseshin shumë.
Një kompromis ishte i nevojshëm për të rënë dakord për dërgimin e ushtrisë në luftë ose të vazhdonin traditën e Zotave.
Por në fund, Leonidha së bashku me 300 luftëtarët e tij më të mirë u nisën.
Por 300 spartanët nuk do ishin të vetmit që do mbronin Ngushticën e Termopileve. Në mungesë të numrit të shumtë të ushtrisë së tyre, trupa nga shtetet e tjera do i bashkoheshin spartanëve.
700 trupa erdhën nga Tespia, 400 nga Teba. Ishin afro 4300 burra që zunë kalimin e Termopileve.
Lufta e Termopileve
Pasi oferta e persianëve për kalim të lirë u refuzua nga mbrojtësit grekë, ushtria perse sulmoi në ditën e pestë. Për 48 orë, mbrojtësit e Termopileve qëndruan në luftë, madje dhe mposhtën jo vetëm forcat ushtarake të dobëta, por edhe elitën ushtarake perse.
Fatkeqësisht për grekët, Termopilet kishin një rrugë sekrete kalimi nga e cila mund të anashkaloheshin forcat mbrojtëse. Në ditën e gjashtë (dita e dytë e luftimit), persët ndoqën këtë rrugë dhe u përgatitën për ti zënë grekët në befasi.
1500 ushtarë
alt=”statuja-e-leonidhes” width=”198″ height=”300″ />Mbreti Leonidha, kreu i padiskutueshëm i mbrojtësve grekë, u vu në dijeni për këtë ngjarje nga një informator.
Padashur të sakrifikojë të gjithë ushtrinë e tij, por i vendosur për të mbajtur premtimin spartan në mbrojtje të Termopileve, ai urdhëroi trupat greke (jo trupat spartane) të tërhiqen.
Shumë prej tyre, dëgjuan urdhrin e komandantit, kurse trupat e Tebës dhe Tespias vendosën të qëndronin.
Kur lufta filloi të nesërmen, kishin mbetur vetëm 1500 ushtarë grekë, përfshi 298 spartanët (2 prej spartanëve ishin dërguar në mision). Ata u kapën nga ushtria kryesore perse dhe nga 10 mijë ushtarë nga pjesa e pasme e tyre.
Të gjithë u përfshinë në luftë dhe u vranë. Vetëm tebanët mbetën gjallë, pasi u dorëzuan vetë.
Padyshim që kjo histori përmban edhe mite të tjerë.
Historianët thonë se grekët kanë dërguar një forcë ushtarake prej 8 mijë vetash. Ndërsa Spartanët dërguan vetëm 300 prej tyre, jo për shkak të evenimenteve të Olimpiadës dhe Karnesë, por sepse ata nuk dëshironin të shkonin aq larg në veri, por duket paksa e çuditshme që dërguan një mbret bashkë me 300 luftëtarët e tyre.
Fitorja morale
Lavdia e betejës së Termopileve, pavarësisht humbjes, kishte një rezultat moral shumë të rëndësishëm mbi rezultatin e sulmit përfundimtar, pasi arriti të përhapte tmerrin në ushtrinë perse dhe njëkohësisht si një përpjekje mbrojtëse arriti të fitonte kohë të çmuar në mënyrë që lufta të fitohej, në luftën e flotave detare në Salaminë./njekomb