Loading...

Goditjet e grupeve kriminale, zbulohet “dora gjermane”. Kush është hetuesi i ‘hekurt’ që zbarkoi në Tiranë

Një superaksion policor është zhvilluar ditën e djeshme ku perfunduan ne pranga dhjetëra persona, emra të njohur të botës së krimit. Gjithashtu edhe dy ish-deputetë të PS-së Arben Ndoka dhe Arben Çuko.

Në një deklaratë për mediat kryeprokurorja e Krimeve të Rënda Donika Prela tha se deri tani janë arrestuar 27 shtetas, ndërsa janë shpallur në kërkim 6 persona të tjerë. Sipas Prelës janë goditur katër grupe kriminale në të gjithë vendin. Në këtë operacion janë arrestuar dhe tre punonjës të policisë së shtetit.

Nëse kemi parasysh deklaratat e javëve të fundit të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafj, kuptohet se ky aksion policor nuk është “rrufe në qiell të hapur”. Madje goditja e këtyre grupeve kriminale u paralajmërua pas vizitës së hetuesit të njohur gjerman Dieter Romann i cili zbarkoi në Tiranë rreth 1 javë më parë.

Ai do të vinte me disa dosje të forta dhe ajo që ishte e sigurt; vizita e tij nuk do të ishte thjesht një kortezi dhe shkëmbim informacioni për krimin e organizuar shqiptarë që vepron fuqishëm edhe në Gjermani dhe vende të tjera të Europës.

Roman erdhi vërtetë në Shqipëri së bashku me drejtorin e përgjithshëm të policisë gjermane dhe si pasojë, policia dhe prokuroria shqiptare në bashkëpunim me hetues gjermanë dhe forca të DEA, më në fund u detyruan që të bëjnë dy goditje të mëdha, siç ishte zbulimi i laboratorit të heroinës në Has dhe arrestimi i organizatës së Avdylëve në Shijak e cila ishte edhe organizatorja e aktivitetit.

Mediat gjermane e kanë cilësuar Dieter Romann si ‘hetuesi i hekurt’ dhe ai u bë gati legjendë për publikun për historinë e irakianit Bashar i cili përdhunoi dhe vrau një vajzë të re në Gjermani.

Edhe pse mes Gjermanisë dhe rajonit kurd nuk ka marrëveshje ekstradimi, ai udhëtoi drejt rajonit të rrezikshëm, rrëmbeu Bashar dhe e çoi në Gjermani përpara drejtësisë.

Pavarësisht se ndaj tij ka nisur një hetim ‘për rrëmbim personi’ Romann në një prononcim për gazetën ‘Bild’ nuk është shfaqur fare i penduar për shkeljen e rregullave.

I kisha borxh nënës së vajzës së ndjerë-tha ai për gazetën e njohur.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com