Loading...

Goditet grupi i heroinës, kapen 5 shqiptarë në Francë kapen, vlera e drogës 6.5 mln euro

Pesë shqiptarë janë kapur në Francë për trafikimin e heroinës. Policia franceze në qytetin e Annecy ka goditur një grup të përpunimit dhe trafikimit të heroinës, ndërsa në pranga janë vënë 5 shqiptarë. Mediat vendase bëjnë me dije se operacioni është ndërmarrë të mërkurën e 3 tetorit, por lajmi është bërë publik sot. Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 30 deri në 40 vjeç, por identiteti i tyre nuk bëhet i ditur.

Policia ka sekuestruar në dy ndërtesa rreth 230 kilogramë përzierës heroine, tre automjete dhe 4.000 euro. Nëse do shitej në treg në doza të vogla, lënda narkotike kap një vlerë prej 6.5 milion eurosh. Kreu i seksionit të anti-trafikut në policinë e Annecy, Jean-Philippe Charvet tha se të arrestuarit ishin pjesë e një grupi që ka trafikuar sasi të mëdha droge në Francë dhe Zvicër.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com