Loading...

Gjykata vendos, ish-kryeministri mund të arrestohet nga momenti në moment

Nga momenti në moment ish-kryeministri mund të arrestohet.
Gjykata e Apelit në Shkup refuzoi ankesën e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, për çështjen “Tanku” dhe në tërësi e vërtetoi aktgjykimin e shkallës së parë për dënim me burgim prej dy vitesh.

Gjykata pjesërisht e pranoi ankesën e ish-ndihmësministrit të akuzuar të Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski dhe e ndryshoi pjesën e vendimit për dënimin dhe e dënoi me dënim me burg në 4.6 vite, ndërsa në pjesën tjetër vendimin e shkallës së parë e vërtetoi.

Gjykata Penale në Shkup më 23 maj të këtij viti për furnizimin e “mercedesit” luksoz në vlerë prej 600 mijë euro e dënoi të akuzuarin e parë , Gjoko Popovksi me 6.6 vite burg, ndërsa të akuzuarin e dytë Nikolla Gruevski si nxitës për kryerjen e veprës në dy vjet burg, përcjell ALSAT.

Gjykata Apelit ka konfirmuar masën e dënimit për ish-kryeministrin, Nikolla Gruevski, në rastin “Tanku”. Nga ana tjetër, Gjykata e shkallës së dytë ka ulur për 2 vjet dënimin për Gjoko Popovskin i dënuar po për të njëjtën vepër.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com