Loading...

Gazetarja e irrituar largohet nga protesta për Xhisielën: Ç’të rrish në të njëjtin metër katror me këta?!

Shoqatat për mbrojtjen e grave dhe shoqëria kanë zhvilluar një protestë para Kryeministrisë pasditen e sotme pas rastit të dhunës ndaj Xhisiela Malokut. Por prania e politikanëve opozitarë ka irrituar gazetaren Edlira Gjoni. Sipas Gjonit, ajo kishte shkuar, por ishte detyruar të largohej më pas pasi aty kishte burra e gra nga parlamenti, të cilët duan ta përdorin dhunën me çdo formë.

“Ç’të rrish në të njëjtin metër katror me këta që pas protestës do zhyten në luksin e vilave, makinave, jetës së shtrenjtë”, shkruan ndër të tjera gazetarja.

REAGIMI I PLOTË:

Shkova në protestë për dhunën ndaj një vajze dhe turpin e manipulimeve me të. Ika nga protesta se ishte mbushur me burra e gra parlamenti që edhe dhunën duan ta përdorin me çdo formë! Jo dhunës! Joooo PD-së e LSI-së në protestë!

As të jemi frymorë s’na lini!

Ç’të rrish në të njëjtin metër katror me këta që pas protestës do zhyten në luksin e vilave, makinave, jetës së shtrenjtë???

Politika është dhunë! Kjo e jona. Ndaj, po e lë pas me hallet e veta!

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com