Një numër i konsiderueshëm forcash policie dhe forca speciale ndërhynë sot në një shkollë në Mengël të Elbasanit për të nxjerrë jashtë ndërtesës nxënësit e saj.
Policia ia doli të përleshej për disa kohë me nxënësit e shkollës 9-vjecare që refuzonin që shkolla e tyre të mbyllej dhe në hyrje të saj u vendosën forca speciale me automatikë dhe armatim shtesë.
Fotot më poshtë tregojnë tmerrin që ngjallën policët me automatik në mesin e një grupi nxënësish nga klasa e parë në të nëntën. Postimi më poshtë është bërë nga deputeti i PD-së, Luciano Boci.
Postimi i Bocit
…ka ndodhur në Elbasan!
Në shkollën në Mengël ku nxënësit kanë dy javë që protestojnë, sepse i kanë shkulur me zor nga shkolla për t’i degdisur km larg.
Sot ata kanë hyrë në shkollën e tyre, por janë ndeshur me dhunën e forcave policore dhe forcave speciale të armatosur deri në dhëmbë.
Shumë e fortë kjo policia jonë.
Armiku i tyre janë nxënësit nga klasa e parë deri në të IX-tën, prindërit dhe komuniteti atje.
Fjala TURP nuk mjafton!
Ky pushtet po jeton ditët e marrisë së madhe të tij si shenja të fundit të pashmangshëm.
Ndërsa krimi në Elbasan bën kërdinë askund nuk ndeshet me forcat speciale. Krimi as nuk ndalohet e as nuk arrestohet.
Përkundër nderohet!
Kjo është Shqipëria e sotme.
Dhunë e pushtetit dhe atyre të veshur me pushtet mbi të pambrojturit, mbi fëmijët, mbi Xhisielat e të pamundurit.
Dhunuesit meritojnë të shpagohen!