Një 43-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës duke konsumuar fostoksinë, ngjarja e rëndë ka ndodhur në Fier. Gruaja me iniciale L.K, në fshatin Sektor-Seman, është vetëhelmuar dhe është dërguar në urgjencë, ndërsa shkaqet ende nuk dihen.
“Më datë 14.10.2018, në fshatin Sektor-Seman, në banesë është vetëhelmuar me fotoksinë shtetasja L.K., vjeçe 43, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vlerësim”.