Ministri i Brendshëm i dorëhequr Fatmir Xhafaj ka shkuar për herë të fundit sot në zyrën e tij pak orës pas publikimit të vendimit të tij për të lënë këtë post.
Xhafaj e ka pasur të vështirë të hyjë në Ministrinë e Brendshme për shkak të kordonit të madh të gazetarëve që kanë arritur t’i marrin një prononcim të shkurtër.
Xhafaj ka thënë se ka ardhur për herë të parë me vonesë në punë pas një mëngjesi me familjen e tij.
“Kjo është hera e parë që vij me vonesë në punë pasi kalova një mëngjes shumë të këndshëm me familjen e tij, bashkëshorten dhe mbesën. Të dytët po ju takoj ju dhe më vjen mirë, ju falënderoj për mbështetjen”, ka thënë Xhafaj.
Por pyetjes së gazetarëve për arsyet e dorëheqjes Xhafaj nuk ka preferuar t’iu përgjigjet duke hyrë më pas në Ministrinë e Brendshme ku do të takohet me bashkëpunëtorët dhe stafin për porositë e përshëndetjet e fundit.