Loading...

Ëndrra e gjyshit të Xhisielës, Taf Maloku: Ishalla pajtohen, shpresoj të martohen

Ashtu sikurse cdo gjysh për mbesën edhe Tafë Maloku, gjysi i Xhisielës ëndërron një jetë të lumtur dhe të bukur për të. Ai rrëfen se këtë histori e ka mësuar tani pasi plasi publikisht, por ai shpreson se dy të rinjtë do të pajtohen, madje shkon më tej duke thënë se ata do të martohen. Rrëfimi i tij vjen në ABC Neës, kur grupi i gazetarëve ka qëndruar për disa minuta, për të mësuar më shumë detaje rreth kësaj historie. Gjyshi i Xhisielës, Tafë Maloku, në gjendje të vështirë emocionale tregohet i gatshëm për ti pritur dhe për të treguar historinë siç ai e di.

Tafë Maloku, gjyshi i Xhisielës: “Kam qenë në Itali se isha verbuar nga sytë dhe shkova bëra një operacion. Kam ardhur dhe e kam takuar dhe ç’kam pasur ndonjë lek ua kam çuar, por këtë muhabete se kam ditur. Unë tani kam ardhë nga Italia.” I moshuari kërkon që politika të mos përfshihet në këtë histori. “Politikanët mos të bëjnë grindje njëri me tjetrin. Ndodhi ajo që ndodhi. Unë e falenderoj, as se shaj Bashën as Sali Berishën. Kanë marrë vesh për një qëllim dhe kanë thënë që është jetime. Mirëpo tani të rinjtë nuk e di se ça bëjnë.”

Gjyshi i Xhisielës shpreson që historia e dashurisë ndërmjet mbesës së tij dhe Rexhepit të kurorëzohet me një fund të lumtur. “Ishalla bashkohen ta marri se s’është punë burgu. Burgu s’është asnjë gjë se s’ka vrarë njeri. As ai s’ka vrarë njeri as goca ime s’ka vrarë njeri. Janë ngatërruar, se janë duke harruar të mëdhenjtë.” Xhisiela Maloku është marrë në mbrojtje nga policia, pavarësisht se ajo nuk e ka kërkuar atë. Megjithatë, pranë shtëpisë ku banon 25 vjeçarja, paraditen e së martës ABC Neës nuk vuri re praninë e uniformave blu. Po ashtu edhe ditën e hënë, gjatë lëvizjes së saj në Tiranë ku dha disa intervista në dy televizione, Xhisiela Maloku nuk është shoqëruar nga efektivë policie.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com