E gjithë përgjegjësia e ngjarjes me ekstremistin grek dhe forcat RENEA është e rilindësve të rinj. Ky është reagimi i ardhur nga Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet. Kreu i partisë Shpëti Idrizi shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thotë se: ‘Ky është ekstremisti i Agimit të Artë Konstatinos Kacifas, që Policia na e paraqet si të pirë. Nga kërkimet me dron u ndje era e pijes?!’
Më tej Idrizi shkruan: ‘Ndal relativizimit, por të arrestohen dhe të ndalohen ekstremistët e Agimit të Artë dhe ‘trimoshat e Vorio-Epirit’, të cilët kanë marrë zemër nga Rilindasit e rinj, që për turp po ngrenë varrezat e atyre që erdhën si pushtues duke fyer shqiptarë’. Ndërsa shton: ‘Por kanë harruar mijëra të vrarë, masakruar dhe të shpërngulur që presin të prehen në një varrezë, si për çdo njeri në këtë tokë’.