Loading...

E tmerrshme! Gruaja lind në rrugë se nuk kishte para për spital

Ajo lindi në rrugë, sepse nuk kishte para për t’u shtruar në spital. Historia e tmerrshme që ka qarkulluar në rrjet vjen nga Caracas, Venezuela, dhe u bë e njohur nga një gazetar lokal, Carlos Julio Rojas, i cili gjithashtu postoi imazhe në profilin e tij Twitter.

Nëna e re, një vajzë venezueliane, lindi fëmijën e saj në një trotuar në Avenida Universidad të Caracas, mes britmave të kalimtarëve që u përpoqën ta ndihmonin. Sipas Rojas, gruaja në fjalë ka treguar se nuk mund të pranohej në spital ose një klinikë sepse nuk kishte paratë e nevojshme për ti paguar, shkruan Shkdoranews.

Policia mbërriti në vendngjarje, pastaj ndërhyri duke e marrë vajzën dhe duke e çuar në një qendër mjekësore.

Një tregim që konfirmon, se në disa vende ku e drejta për tu mjekuar është një opsion me pagesë dhe ata që nuk kanë para shpesh rrezikojnë jetën e tyre dhe atë të fëmijëve të tyre. /Shkdoranews

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com