Djali i deputetit të PS-së, Rexhep Rraja do të dalë para gjykatës për “Përndjekje”, pavarësisht tërheqjes së denoncimeve nga Xhisela Maloku. Vendimi për dosjen është marrë sot. Nga ana tjetër djali i deputetit socialist, mësohet se ka bërë një kërkesë për gjykim të shkurtuar duke pranuar akuzën.
Avokati i Rrajës, ka pranuar aktet e dosjes, por jo akuzën e përndjekjes. Nga ana e Xhisielës, vajza që ka denoncuar Rexhep Rrajën i ka qëndruar dëshmive të saja ku ka denoncuar dhunën fizike dhe presionet që i është bërë nga Rexhepi, si për të vazhduar lidhjen e tyre ashtu edhe për t’u tërhequr nga denoncimi.
Këto fakte Prokuroria i ka vërtetuar edhe me tabulatet telefonike si dhe me përgjimet ambientale. Por megjithatë Xhisiela është tërhequr dhe mohon katëgorikisht akuzat everisonin e ish oficerit Nuhu si dhe raportin që ka hartuar oficeri i policisë gjyqësore Gentian Citozi, për të cilin Maloku është shprehur që i ka servirur fakte që shkonin në favor të të akuzuarit, Rexhep Rraja.