Kanë rënë në pranga tre persona të cilët tentuan të kalonin lëndë narkotike, të llojit Cannabis Sativa nga pika Kufitare e Muriqanit.
Ashtu siç lajmëroi nje dite me pare “ShkodraNews”, në pranga ka rënë Maliq Kruja, 54 vjeç, banues në Tiranë të cilit në mjetin e tij tip Benz, iu gjetën dhe u sekuestruan 23 kilogramë lëndë e dyshuar Cannabis Sativa.
Gjithashtu në pranga kanë rënë edhe shtetasit, E. M. 31 vjeç, banues në Durrës dhe A. B. 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në autobuzin e linjës Shqipëri-Gjermani në sediljen e këtyre shtetasve, u gjet dhe u sekuastrua një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Njoftimi i policisë:
Muriqan, Shkodër
Policia kufitare godet një tjetër tentativë për trafik të lëndëve narkotike
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas
Sekuestrohen 23 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa
Nga shërbimet e Policisë Kufitare të P. K. K. Muriqan ne D. V. K. M Shkodër u arrestuan në flagrancë shtetasi:
Maliq Kruja, 54 vjeç, banues në Tiranë
Arrestimi i tij u bë pasi është paraqitur në P. K. K. Muriqan në dalje të RSh, me mjetin e tij tip Benz me targë DC187ZA, ku nga kontrolli i ushtruar në vijën e dytë u gjetën dhe u sekuestruan 23 kilogramë lëndë e dyshuar Cannabis Sativa
Gjithashtu në P. K. K. Muriqan u arrestuan shtetasit, E. M. 31 vjeç, banues në Durrës dhe A. B. 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në autobuzin e linjës Shqipëri-Gjermani në sediljen e këtyre shtetasve, u gjet dhe u sekuastrua një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, në ngarkim të shtetasit Maliq Kruja, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal, ndërsa në ngarkim të shtetasve E. M. dhe A. B. u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.