Deputetët e opozitës insistojnë se qeveria ka sajuar prova dhe dëshmi për të hedhur poshtë audiopërgjimin e Babales, ndërsa rreshtohen në mbrotje të kolegut të tyre Salianji. I radhës ka qenë deputeti demokrat i Vlorës, Agron Shehaj, thotë se sot Ervin Salianji dhe Jetmir Olldashi duhej të ishin në burg. Por sipas tij, ata janë të lirë, për shkak se provat e Policisë dhe Prokurorisë janë të sajuara.
“Plani i qeverisë për të burgosur një deputet të opozitës dhe një gazetar. Për t’u mbrojtur nga akuzat e rënda për lidhjet e qeverisë me krimin, policia e Fatmir Xhafajt dhe prokuroria fabrikuan prova për të burgosur një deputet të opozitës dhe një gazetar. Nëse nuk do kishte patur provë për të zbuluar fabrikimin e policisë dhe Prokurorisë, sot Ervin Salianji do të ishte në burg. Në Shqipëri është vendosur de facto diktatura, sepse vetëm në diktaturë shteti burgos kundërshtarët politikë përmes proceseve të montuara”, shkuan Shehaj.