Loading...

Del emri, ja kush është shqiptari i ekzekutuar në Itali gjatë grabitjes

Eduart Kozi është shqiptari i cili mbeti i vdekur gjatë një grabitjeje në Itali një ditë më parë. Identitetin e kanë bërë të ditur mediat lokale, shkruan Shkodranews. Ndërkohë, karabinierët janë vënë në ndjekje të autorëvë të tjerë të dyshuar të grabitjes.

Ngjarja

Një grabitje përfundoi me gjakderdhje rreth orës 4 të mëngjesit të djeshëm në Itali.

Një bandë grabitësish vodhën një dyqan duhani në rrugën “Cairoli” në Ponte Felcino. Banditët ikën në bordin e një Audi.

Gjatë ndjekjes, roja e objektit mbeti i dëmtuar nga makina e autorëve. Pak momente më vonë, karabinierët u futën në aksion për arrestimin e tyre, shkruan Shkodranews.

Gjatë ndjekjes, pati të shtëna me armë, ku një nga grabitësit mbeti i vdekur, shqiptari Eduart Kozi.

Viktima u gjet në pjesën e pasme të një “Audi A4” të braktisur në rrugicat e një fshati jo shumë larg dyqanit të duhanit ku ndodhi vjedhja, shkruan Shkodranews.

Anëtarët e tjerë të bandës arritën të iknin pasi braktisën veturën me kufomën brenda në “Via Radiosa”.

Si pasojë e të shtënave, “Audi” kishte dritaren e pasme të shkatërruar, ndërsas në pjesën e bagazhit u gjetën kutitë e grabitura me cigare. Brenda mjetit nuk u gjetën armë zjarri. Shkodranews

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com