Loading...

Degardimi i Bylisit, Neritan Ceka jep alarmin, ja ç’po ndodh në qendrën më të rëndësishme arkeologjike

Degradimi i qendrës më të rëndësishme arkeologjike në vend, Bylisit është ngritur me nota alarmi nga studiuesi Neritan Ceka i cili prej pak vitesh është rikthyer në krye të ekspeditave arkeologjike në Bylis. Aty ky drejtoi gërmimet në vitet 1978-1991, duke zbuluar teatrin, stadiumin, shëtitoret, gjimnazin dhe disa nga hyrjet dhe kullat e fortifikimeve të qytetit ilir. Por tani nuk e fsheh zhgënjimin dhe tregohet kritik e i drejtëpërdrejtë ndërsa tregon shkëlqimin dhe rrënimin e qytetit antik.

Bylisi antik ndodhet vetem 4 km nga rruga kryesore e Ballshit. Ai është destinacioon i shumë vizitorëve të apasionuar pas historisë, arkeologjisë apo arkitekturës. Mbi të gjithë një pasuri e paçmuar. Por përshtypja e mundësës së vemendjes nga autoritetet jepet në hyrje të parkut. Gërmimet qytetin ilir të Bylis nisi në vitin 1976. Për vite me radhë aty punuan ‘gjeneralët” e arkeologjisë shqiptare të ndihmuar nga një ushtri studentësh dhe punonjësisht. Ata nxorrën në dritë këtë rrënojat e qytetit duke dokumentuar historinë ilire!

Por prej vitesh në Bylis nuk flitet më për gërmime të mirëfillta arkeologjike, por pastrime, matje, e plotësime dokumentacioni. Ekspedita e fundit kishte vetëm dy arkeologjë, një teknik dhe disa punëtorë. E gjitha kushtoi vetem 120 mijë lekë! Braktisja thotë Ceka ka nisur prej vitesh, ndërsa ngre alarmin se kjo po rrezikon katastrofën sic e cilëson Ai rrezikun e degradimit të parkut arkeologjik. Në punën dhe përpjekjen për të zbuluar, mbrojtur dhe reklamuar Bylisin antik, Profesor Ceka ka në krah edhe vajzën e tij, Ashtu si dikur Ai shoqëronte të atin, Arkeologun e njohur Hasan Ceka.

Orgita po vijon traditën e familjes ndërsa po mbron doktoraturën në një Universitet gjerman pikërisht për Bylisin Antik. Puna është përqëndruar kryesisht tek pjesa e teatrit, Aty ku u gjeti Ora Neës gjatë përgatitjes se këtij materiali. Pjesa më e njohur e qytetit që sipas rindërtimit ka qenë po aq madhështor sa ato të qyteteve antike më të njohura të historisë. I ndërtuar në formën e gjysmë rrethit ai kishtë të përshtatur një tërren të ngritur ku vini të ndërtuara shkallare! Teatri 7500 spektatorë i cili shërbente jo vetëm për shfaqje të ndryshme teatrale dhe muzikore për banorët e qytetit dhe zonave përqark tij por edhe si vend mbledhjesh ku merreshin vendime të rëndësishme për fatet e bashkësisë byline.

Gjatë përgatitjes së këtij materiali, Neritan Ceka na riktheu në vëmendje punën e bërë aty për vite me radhë nga emra të njohur të arkeologjisë shqiptare që nxorrën në dritë Bylisin, një qytet tipik ilir. Fillimet e tij i takojnë mesit të shekullit të IV-të para Krishtit dhe deri në fundin e shekullit të VI-të pas Krishtit. 10 shekuj jetë që kanë lënë pas këto gjurmë dhe histori. Shëtitoret ose stoat janë një pjesë tjetër e rëndësishme. Arkeologu Neritan Ceka shpjegon se stoa A e gërmuar në vitet ’80 është një prej monumenteve më të mëdhenj të Qytetin Antik i ndërtuar me dy kate. Të famshme janë 5 bazilikat që tregojnë 3 periudhat kryesore të jetës në qytetin përfaqësues të qytetërimit ilir.
Bazilikat e Bylisit janë ndër monumentet më të pasura në Ballkan jo vetëm për dyshemetë me mozaikë në një sipërfaqe prej 1000m2, por edhe për skulpturën e pasur dekorative. Motivet janë të ndryshme. Mbizotërojnë ato floreale, gjometrike, zoomorfe e njerzore si interpretim i dogmës kristiane por nuk mungojnë edhe skena me pamje nga jeta e perditëshme. Por prej vitësh këta mozaikë, kanë mbetur të fshehura! ndaj Ceka thekson nevojën r ndërhyrjeve për ti bërë ato të vizitueshme. Qyteti shtrihet në një sipërfaqe prej 30 hektarësh.

Koha e trazuar me dyndje të shumta barbarësh fillimisht dhe sllavësh më vonë i detyroi Bylinët të ndërtojnë një mur të ri mbrojtës i cili rrethonte 1/3 e sipërfaqes së qytetit. Ai ishte pajisur me hyrje dhe kulla të shumta mbrojtëse pasi jashtë tij ishin ndërtuar dy bazilika, D dhe E si dhe banesa. Por Muri Bizantin mbyll kështu historinë kulturore të Bylisit. Qyteti u shkatërrua nga dyndjet barbare në vitin 586 gati 1000 vjet nga themelimi i saj. Por ajo ka mbetur është padyshim një prej qendrave më të rëndësishme arkeologjike në territorin e Shqipërisë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com