Tre persona kane mbetur te plagosur, pasi makina me te cilen udhetonin doli nga rruga. “Rreth orës 12:45, në aksin rrugorë Vlorë – Kotë, në afërsi të fshatit Sherisht një automjet tip “Mercedes Benz” me targë VL 8748 B, ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë dëmtuar 3 persona, ku 1 prej tyre ndodhen në sallën e Reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë”- njofton policia.
Informacion paraprak Më datë 01.10.2018, rreth orës 12:45, në aksin rrugorë Vlorë – Kotë, në afërsi të fshatit Sherisht një automjet tip “Mercedes Benz” me targë VL 8748 B, ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë dëmtuar 3 persona, ku 1 prej tyre ndodhen në sallën e Reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë. Po punohet për identifikimin e tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.Të plagosurit janë G. Dautaj ,A Bejtaj dhe N Bejtaj i cili ndodhet në gjendje më të rëndë në spitalin rajonal të Vlorës.