Loading...

Çmendet Rama, urdhëron mbylljen e mediave që nuk pranojnë të shiten, kush shan qeverinë shkon në burg

Edi Rama atentat Kushtetutës dhe lirisë së shprehjes në Shqipëri, urdhëron deputetë e Komisionit të Ligjeve të hartojnë një ligj për mbylljen e çdo portali, blogu, gazete, Tv online dhe radio që nuk zbaton urdhrat e Endri Fugës dhe që shan qeverinë, pritet ultimatum nga SHBA-BE, qeveria më e korruptuar dhe e inkriminuar në planet nuk duron dot më kritikat

Edi Rama, i shpallur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, përmes raporteve të posaçme, si kryeministri i qeverisë më të korruptuar dhe të inkriminuar në botë, ka paralajmëruar së fundmi një nismë antikushtetuese dhe antikombëtare, e cila mund të shënojë edhe fundin e pushtetit të tij që lundron prej pesë vitesh mbi ujërat e krimit, korrupsionit dhe plaçkitjes.

Rama ka paralajmëruar mbylljen e të gjitha mediave, duke përfshirë portale, blogje, gazeta, Tv online, radio, llogari në Facebook etj., të cilat nuk kanë pranuar të përulen dhe të shiten tek qeveria e tij e korruptuar, që nuk pranojnë të marrin urdhra nga Endri Fuga dhe që mbrojnë pavarësinë dhe interesin e shqiptarëve.

Ky vendim vjen pasi propaganda qeveritare nuk po ja del më të manipulojë popullin dhe pasi disa media nuk pranojnë të blihen me paratë korrupsionit dhe krimit.

Pas shpërthimit të skandaleve të fundit, që nga vjedhja parave të buxhetit nga deputetët e PS me tendera, vrasjet mafioze brenda Gardës së Republikës, përdhunimet nga bijtë e njerëzve me pushtet, hyrja e deputetëve të armatosur në komisariate, rrëmbime, plaçkitjeve etj., Rama ka urdhëruar deputetët e Komisionit të Ligjeve që të sajojnë një ligj për të ndaluar kritikat dhe sharjet kundër qeverisë.

Deputetët do të hartojnë disa nene për kriminalizimin e atyre që Rama dhe Endri Fuga i quajnë shpifje kundër ministrave, deputetëve, drejtorëve dhe kryetarëve të bashkive.

Kjo do të thotë se kush kritikon qeverinë, kush ironizon dhe shan, kush investigon dhe denoncon aferat e qeverisë Rama, shkon në burg. Kjo çon menjëherë në rivendosje të diktaturës në vend dhe në mbylljen e mediave kritike.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian mund të mbyllin një sy para vjedhjeve dhe plaçkitjeve të një qeverie, por nuk e falin një qeveri që tenton të ndalojë lirinë e fjalës dhe të hedhë në erë Kushtetutën.

Nëse Rama nuk do të tërhiqet me shpejtësi nga një aventurë e tillë, pritet një ultimatum i fortë dhe i prerë nga Perëndimi.

Si frikacak i pashërueshëm, i korruptuar dhe inkriminuar deri në palcë, Rama mund ta ketë hedhur këtë propozim për futjen në burg të kujtdo që shan qeverinë, sa për të kaluar të këtë situatë, e cila po i del jashtë kontrollit, pavarësisht sistemit të propagandës nën drejtimin e Endri Fugës./Pamfleti

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com