Loading...

Çfarë zbuloi KPK, dhuratat dhe depozitat fundosën gjyqtarin e korruptuar

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është shumë pranë shpërbërjes, teksa anëtari zëvendësues i tij, gjyqtari i Apelit Korçë, Sotiraq Lubonja, u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Sipas KPK-së, Lubonja ka kryer deklarim të pasaktë të pasurive, ka mospërputhje mes deklaratave periodike dhe deklaratës veting për një banesë 61 metra katrorë në Korçë, ndërtuar për 2.5 milionë lekë. Sipas KPK-së, gjyqtari nuk ka deklaruar një shtesë pa leje për banesën në fjalë. KPK-ja konstaton se vlera e banesës në fakt është 6.37 milionë lekë dhe jo 2.5 milionë lekë sikundër ka deklaruar gjyqtari Lubonja.

Gjithashtu, sipas hetimit administrativ, gjyqtari i Apelit Korçë nuk ka pasur burime financiare të mjaftueshme nga viti 19985 deri në vitin 2002 për të justifikuar koston e ndërtimit të shtëpisë. Dyshime për gjyqtarin kishte dhe sa u përket dhuratave të majme të deklaruara. Bëhej fjalë për rreth 4 milionë lekë dhurata nga e ëma, si edhe depozita të dhuruara nga vjehrri, shkruan Panorama.

Më konkretisht, në vitin 2005, vjehrri i gjyqtarit, i cili banon në SHBA, ka hapur një depozitë në emër të bashkëshortes së gjyqtarit me vlerë 25 mijë dollarë. Më tej, gjatë viteve në vazhdim, ai ka bërë dhurata ndaj djemve të subjektit të rivlerësimit në shuma që variojnë nga 11 mijë euro deri në 5 mijë dollarë. Por nuk mbaron me kaq.

Ai i ka dhuruar gjyqtarit edhe pensionin në Shqipëri. Komisioni konstaton se gjyqtari Lubonja dhe familja e tij kanë zhvilluar shumë udhëtime në SHBA, të cilat janë vlerësuar me një kosto prej rreth 4 milionë lekësh.

Dhuratat nga vjehrri rëndojnë pozitat e gjyqtarit Lubonja, depozitat e dyshimta
Në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ishte edhe gjyqtari i Apelit të Korçës, Sotiraq Lubonja. Ky i fundit iu nënshtrua me përparësi vetingut, pasi është anëtar zëvendësues në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Trupa gjykuese në këtë proces përbëhej nga Suela Zhegu, kryesuese, Valbona Sanxhaktari, relatore, dhe Brunilda Bekteshi, anëtare. Për Lubonjën, hetimi administrativ i thelluar përfshiu të tria kriteret e parashikuara në ligj.

Kështu, sipas raportit të ILDKPKI-së, gjyqtari Lubonja kishte deklarim të pasaktë të pasurisë, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë. Nga ana tjetër, hetimi administrativ i thelluar nga Komisioni doli në përfundimin se Lubonja ka mospërputhje mes deklaratave periodike dhe deklaratës veting për një banesë 61 metra katrorë në Korçë, ndërtuar për 2.5 milionë lekë.

Sipas KPK-së, gjyqtari nuk ka deklaruar një shtesë pa leje për banesën në fjalë. KPK konstaton se vlera e banesës në fakt është 6.37 milionë lekë dhe jo 2.5 milionë lekë, sikundër ka deklaruar gjyqtari Lubonja.

Gjithashtu, sipas hetimit administrativ, gjyqtari i Apelit Korçë nuk ka pasur burime financiare të mjaftueshme nga viti 19985 deri në vitin 2002 për të justifikuar koston e ndërtimit të shtëpisë. Dyshime për gjyqtarin kishte dhe sa u përket dhuratave të majme të deklaruara.

Bëhej fjalë për rreth 4 milionë lekë dhurata nga e ëma, si edhe depozita të dhuruara nga vjehrri. Më konkretisht, në vitin 2005, vjehrri i gjyqtarit, i cili banon në SHBA, ka hapur një depozitë në emër të bashkëshortes së gjyqtarit me vlerë 25 mijë dollarë.

Më tej, gjatë viteve në vazhdim, ai ka bërë dhurata ndaj djemve të subjektit të rivlerësimit në shuma që variojnë nga 11 mijë euro deri në 5 mijë dollarë. Por, nuk mbaron me kaq. Ai i ka dhuruar gjyqtarit edhe pensionin në Shqipëri.

Komisioni konstaton se gjyqtari Lubonja dhe familja e tij kanë zhvilluar shumë udhëtime në SHBA, të cilat janë vlerësuar me një kosto prej rreth 4 milionë lekësh. Gjithashtu, KPK ka mësuar se djemtë e gjyqtarit gjatë këtij viti kanë porositur një apartament 3+1 dhe garazh në Tiranë, me vlerë 79 mijë euro, plus 5 mijë euro për garazhin. Kjo porosi është akoma në proces vlerësimi nga Komisioni.

Sa i përket përshtatshmërisë për detyrën, DSIK në raportin e tij e ka nxjerrë të përshtatshëm gjyqtarin e Apelit Korçë. Edhe aftësitë profesionale të gjyqtarit nuk kishin probleme. Në sallë u renditën edhe gjashtë denoncime që kishin mbërritur në KPK ndaj gjyqtarit, të cilat po shqyrtohen në vazhdim nga trupa gjykuese. Madje, edhe në sallë gjendeshin dy prej denoncuesve.

Sa i përket pasurisë, gjyqtari Lubonja tha se familja e tij zotëronte të ardhura të mjaftueshme nga paga e tij dhe e bashkëshortes që prej vitit 1985 dhe se vetëm nga viti 2001, të ardhurat e tij arrinin në 20 milionë lekë. Ai gjithashtu kontestoi vlerësimin e KPK-së për vlerën e shtëpisë të ndërtuar në Korçë, ndërkohë që nënvizoi se kjo ndërtesë nuk ishte ndërtim pa leje sipas ligjit aktual, pasi ishte ndërtuar përpara hyrjes në fuqi të tij. Lubonja kërkoi rikonfirmim në detyrë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com